“Mjaft më të dytët, këtë sezon dua të fitojmë patjetër diçka me Arsenal”

2 Tetor 2024
12:32
Telesport
back button

Kapiteni i Arsenal, Bukayo Saka, shijon momentin me ekipin e tij, që po paraqitet mirë si në kampionat ashtu dhe në Champions League. “Ne punojmë shumë. Shumicën e ditëve në stërvitje, punojmë në grupe. Për mua dhe për djemtë nuk është rastësi që ne shënojmë në çdo ndeshje”, tha Saka.

Këtë sezon kemi shumë uri për trofe. U bënë disa vite që jemi nënkampionë, ndaj në shpirt është dëshira e madhe që të fitoj patjetër këtë sezon. Besimi vjen nga puna që bëjmë çdo ditë dhe kjo po më shtyn përpara”, tha më tej Saka.

Për punen e tij në mbrojtje, ai shtoi: “Të gjithë lojtarët sulmues duan të shënojnë dhe të shohin në zonën kundërshtare, por trajneri na ka theksuar shumë nevojën për të bërë edhe anën tjetër të fushës”.

Duhet shumë sakrifica dhe disiplinë për t’ia dalë mbanë, por kjo është ajo që kërkon ekipi. Kur shihni rezultatet, ne kemi shumë ndeshje pa pësuar gol dhe kjo tregon se po marrim shpërblimet për atë punë”, u shpreh Saka.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit