Emmanuel Petit ka kritikuar yllin e Manchester United, Bruno Fernandes për komentet e tij gjatë grumbullimit me Portugalinë.
Legjenda e Arsenalit pohoi se lojtarët duhet të bëjnë më mirë për ta ndryshuar situatën në Old Trafford dhe të mos fshihen pas trajnerit.
Duke folur për Manchester Evening News, Petit deklaroi se lojtarët e Manchester United nuk po bëjnë mjaftueshëm në fushë.
“Unë nuk jam një fans i madh i Ten Hag, veçanërisht i komunikimit të tij, por edhe pasioni prej tij – nuk e shoh. Pra, kjo është diçka që nuk më pëlqen nga ai. A është ai i vetmi përgjegjës për këtë situatë? Jo, jo, përfundimisht jo”, tha Petit.
“Unë mund të shoh se lojtarët, disa prej tyre janë shumë larg nga niveli i duhur. Pritshmëria gjithashtu, ambiciet që duhet të tregojnë kur luan te Man United. Kështu që shumë njerëz duhet të ndajnë përgjegjësinë me Ten Hag”.
Petit shtoi se klubi duhet të vazhdojë me Erik ten Hag si trajner.
“Unë mendoj se ata duhet të vazhdojnë me Ten Hag, por unë mendoj se lojtarët duhet të kuptojnë se ata kanë gjithashtu përgjegjësi”, tha ai.
“Fernandes tha gjatë një konference për shtyp se atmosfera te Portugalia është krejtësisht ndryshe. Unë mund ta kuptoj pse gjërat nuk janë mirë te Manchester United për shkak të mjedisit brenda dhe jashtë fushës.
“Por unë do të thoja: Po, por ju jeni lojtarë. Ju mund ta ndryshoni këtë në fushë. Kjo është përgjegjësia juaj e gjithë së bashku. Pra, mjaft u fshehët pas trajnerit. Merrni përgjegjësinë në fushë”.
Djajtë e Kuq kanë fituar vetëm dy nga shtatë ndeshjet e tyre në Premier League këtë sezon. Ata kanë barazuar edhe të dyja ndeshjet e tyre në Europa League.