Mjeku jep alarmin: Mesut Ozil rrezikon karrierën

13 Dhjetor 2018
18:15
Denis Hakanaj
back button

Probleme me shpinën? Një nga të metat e shoqërisë sonë. E gjithë kjo për shkak të orëve të shumta që kalojmë përpara kompjuterit, që është bërë i domosdoshëm në të gjitha drejtimet. Në rast se nuk je…futbollist! Por  kjo ide duket se është hedhur poshtë kohët e fundit.

Rasti Dembele është diskutuar shumë tek Barcelona, por nuk është i vetmi. Tek Arsenal, një atmosferë e keqe është krijuar rreth Mesut Ozil, i cili nuk ka luajtur në pesë ndeshjet e fundit për shkak të dhimbjes në shpinë. Ndeshja e fundit ku gjermani ka luajtur ka qenë ajo midis Arsenal-Wolves në 11 nëntor, që përfundoi në barazim 1-1. Ndërkohë që Emery po mundohet të kuptojë arsyen e mungesës së tij të gjatë, vjen edhe mendimi shqetësues i ekspertëve…

“Nuk e di” – Sipas asaj që raportohet nga “Mirror”, trajneri spanjoll nuk është i sigurt nëse problemet fizike të gjermanit janë si pasojë e varësisë së tij ndaj videolojës "Fortnite", më e luajtura në 2018-ën. “Nuk e di nëse dhimbjet e Ozil janë për shkak të videolojës”.

Në ditët e fundi janë regjistruar edhe shifrat në lidhje me numrin e orëve që gjermani kalon para ekranit: sipas asaj që raporton “The Express”, 30-vjeçari ka luajtur pak më shumë se 5200 ndeshje, me një kohëzgjatje mesatare prej 20 minutash. Që është e barabartë me 1750 orë loje, 72 ditë në total, në praktikë një mesatare prej 5 orësh në ditë.

Sipas ekspertëve, ish-kampioni i botës po vë në rrezik karrierën e tij. Ai që ka ngritur alarmin ka qenë mjeku Ingo Frobose, profesor për parandalim dhe rehabilitim në Universitetin sportiv gjerman të Këlnit, siç raportohet nga Bild: “Fakti që mund të ketë luajtur shumë Fortinte mund të jetë arsyeja e problemit me shpinën e Ozil. Një atlet profesionist i ndjen më shumë pasojat e orëve të kaluara pa lëvizur sesa një njeri që s'është atlet”.

“Fiziku i një lojtari është vazhdimisht i përgatitur për stërvitje intensive. Dikush që nuk merret me sport qëndron për një kohë edhe më të gjatë pa lëvizur”. Mbrëmjen e sotme gjermani mund të luaj sërish në “Emirates”, një mundësi që nuk u jepet të gjithëve. Ozil duhet të reflektojë para se të shpërdorojë gjithçka.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit