Inter përgatitet për sezonin e ri, tashmë me petkun e kampionit dhe me objektivin për të mbrojtur titullin fituar sezonin e kaluar. Një nga protagonistët e ekipit zikaltër është mesfushori Henrik Mkhitaryan.
“Ne kemi bërë një përgatitje të mirë, jemi pothuajse në fuqi të plotë. Po punojmë mirë, synimi është të fitojmë kampionatin dhe po i afrohemi më të mirës. Kemi shumë për të dëshmuar”, tha Mkhitaryan.
“Sezoni i kaluar ishte mirë, por tashmë jemi fokusuar në atë që nis këtë fundjavë”, u shpreh më tej armeni, që kërkon edhe ndihmën e tifozëve. “Mbështetja e tifozëve është gjithmonë thelbësore”, tha 35-vjeçari.
“Ne i falenderojmë gjithmonë tifozët, sidomos kur vijnë për të na mbështetur në ndeshjet jashtë fushë, siç dhe ndodhi në sfidën e fundit miqësore në Londër. Ata janë gjithmonë pranë nesh”, u shpreh Mkhitaryan.
“Gjendja ime fizike? Shpresojmë të arrij në 100% edhe nëse nuk është e lehtë. Jemi të vetëdijshëm që duhet të bëjmë maksimumin për të arritur maksimumin këtë sezon ”, tha mesfushori armen.