Mkhitaryan kujton: Vura bast 50 euro në stërvitje me Klopp dhe…

13 Janar 2021
16:09
Denis Hakanaj
back button

Henrikh Mkhitaryan, ylli i Roma-s, ka zbuluar një prapaskenë të së kaluarës me trajnerin aktual të Liverpool-it, Jurgen Klopp, trajneri i tij në kohën e Borussia Dortmund.

“Klopp te Dortmund ka qenë për mua pothuajse një psikolog. Isha shumë i ashpër me veten, për një gabim mund të mbyllesha në dhomë dhe të mos flisja me asnjeri për dy ditë, ose edhe të fikja telefonin”, ka thënë Mkhitaryan.

“Më ka ndihmuar të arrij një ekuilibër më të madh, që të kuptoja se nëse ke dhënë gjithçka, një gabim nuk ka rëndësi. Me atë kam luajtur në nivelin tim maksimal”.

Një ndihmë që ka ardhur edhe në forma origjinale:

“Para një ndeshje me Eintracht, gjatë një ushtrimi për gjuajtjet në portë, më sfidoi: ‘Nëse bën më shumë se shtatë gola, do të jap 50 euro, nëse jo, do të m’i japësh ti’. Natyrisht, nuk bëra shtatë gola dhe i dhashë 50 euro”.

“Por një ditë më pas shënova dy gola në ndeshje dhe atëherë i thashë: ‘Tani do të m’i kthesh ato 50 euro’. Ka qenë basti i vetëm që kam bërë në jetën time”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit