Modelja amerikane i dha fund lidhjes me Bad Bunny, shkak bëhet flirti me… Mbappé

7 Shtator 2023
14:11
Alfred Lleshi
back button

Thashethemet se Kendal Jenner dhe Bad Bunny mund t’i kishin dhënë fund lidhjes së tyre po bëhen gjithnjë e më të forta. Puthja mes Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet në koncertin e Beyoncé i ka future në ankth fansat e Kendall Jenner dhe Bad Bunny.

Kur panë imazhet, kishte diçka që tërhoqi shumë vëmendjen: me përjashtim të Kourtney Kardashian, e cila do të lindë, të gjitha motrat ishin të pranishme dhe të shoqëruara shumë mirë. Khloé dhe Kim Kardashian kishin sjellë fëmijët e tyre; Chris Jenner, i dashuri i saj dhe Kendall Jenner kishin shkuar vetëm.

Kjo situatë ka shkaktuar thashethemet se supermodelja dhe Kylian Mbappé u takuan në mars, kur Kendall bëri një foto me të dhe nipin, Saint, në Paris. Pas daljes në dritë të pamjeve filluan spekulimet se mund të ketë një romancë të mundshme mes lojtarit 24-vjeçar dhe biznesmenes 42-vjeçare.

Vlen të theksohet se në fund të vitit 2022, ajo i dha fund martesës me reperin Kanye West, me të cilin pati katër fëmijë. Pas kësaj, influencuesja filloi një romancë intensive me Pete Davidson, por përfundoi disa muaj pasi doli në dritë.

Deri më tani futbollisti i PSG është “beqar”, dashuria e tij e fundit ka qenë me modelen 33-vjeçare Inés Rau. Paralelisht është përfolur se ai ka pasur lidhje edhe me personalitete si Camille Gottlieb, Emma Smet apo Aviv Sarah Meiri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit