Marisa Sandoval ishte një nga modelet e para që u ul në fronin e “MyHyV”. Ishte viti 2009 kur e reja u bë një nga fytyrat më të njohura të “Telecinco”, diçka që i dha asaj famë të madhe mes njerëzve më të njohur të kryeqytetit spanjoll.
Ajo mori pjesë në shumë nga festat e organizuara prej fytyrave më të njohura në Madrid. Pikërisht, në një nga këto evente e reja u takua me Cristiano Ronaldon, me të cilin pati një romancë të shkurtër.
Së fundi ajo foli për këtë në “Socialité Club”: “E kam takuar Cristiano Ronaldon në vitin 2009, në një festë. Konkretisht kishim miq të përbashkët dhe ata më ftuan. Aty ishte, në atë festë me njerëz të tjerë. Aty kontaktuam dhe u njohëm.
Kur e takova ishte në fillimet e tij te Real Madridi, pra në Spanjë. Sapo kishte ardhur, nuk fliste dot spanjisht. Ishte shumë i këndshëm, të bënte për të qeshur. Me kalimin e kohës mendoj se është bërë më i rezervuar. Gjithsesi, ai është një person shumë i shoqërueshëm, shumë i këndshëm”.
Pavarësisht gjithçkaje që u tha në atë kohë, kur u sigurua se ishin më shumë se miq, Marisa Sandoval saktësoi në intervistën e lartpërmendur: “Unë nuk kam pasur marrëdhënie me të, por kemi ndarë momente në të cilat jemi marrë vesh. Kemi pasur një kohë të mirë, me miqtë tanë si dëshmitarë”.
Në lidhje me atë se si është Cristiano Ronaldo në privat, modelja tregoi: “Është një person shumë i përkushtuar ndaj njerëzve të tij. Në të njëjtën kohë është shumë i largët dhe i afërt. Ai është një person dhe profesionist shumë i mirë. Unë kam asgjë të keqe për të thënë. Ronaldo është një fitues i lindur. Ai është tërheqës, i suksesshëm dhe për çdo grua, të ketë Cristiano Ronaldon në krah, padyshim që konsiderohet privilegj”.
Pavarësisht kësaj, marrëdhënia e tyre mbeti e tillë: “Shtypi u përfshi, u trondita shumë. U largova nga Spanja për ta shmangur këtë. Nuk doja kurrë të përfshihesha në këtë dhe të flisja për asgjë. Deri më tani, me kalimin e kohës, unë nuk kam folur për këtë”.