Modelja tregon si u njoh me Courtois përmes rrjeteve sociale, tani qenkan martuar fshehurazi

24 Nëntor 2023
8:35
Alfred Lleshi
back button

Thibaut Courtois po kalon një nga momentet e tij më të mira personale, pasi së fundi është martuar me modelen Mishel Gerzig dhe ka shijuar një muaj mjalti ëndrrash në “Bora Bora”.

Tani, në fushën profesionale, portieri i Real Madridit nuk ka të njëjtin fat. Para fillimit të sezonit, më 10 gusht, ai pësoi një dëmtim të rëndë në gju për shkak të të cilit nuk mundet të jetë pjesë e sezonit 2023-2024.

Javë shumë të komplikuara për portierin, që tashmë po shkon drejt fazës më të rëndësishme të rikuperimit: rikthimit pak nga pak në sport me synimin për t’u rikthyer në fushën e lojës. Kanë kaluar 100 ditë dhe revista “Hello” ka mundur të flasë me bashkëshorten e tij, Mishel Gerzig, për gjendjen shëndetësore të futbollistit belg.

“Muaji i parë ishte shumë i vështirë, por unë qëndrova pozitive dhe e mbështeta Thibaut fizikisht dhe emocionalisht”, – rrëfen modelja dukshëm emocionale. Në një intervistë tjetër të dhënë nga ajo dhe Courtois për revistën “Elle”, çifti shpjegoi se si ishte ndikimi i lajmit:

“Kur dola nga MRI qava, por pastaj ndjeva dashurinë e njerëzve dhe fillova të isha pozitiv. Mishel më ka ndihmuar shumë, sidomos muajin e parë, kur çaloja dhe mezi lëvizja. Tani po punoj fort që të kthehem sa më shpejt dhe të shërohem 100%”.

Pavarësisht se nuk ka një datë të planifikuar të kthimit, gjithçka duket se tregon se rikuperimi i Thibaut Courtois po shkon pa probleme. Në intervistën e tyre për numrin e dhjetorit të “Elle”, Courtois dhe Mishel Gerzig shpjegojnë edhe mënyrën se si janë njohur. Fillimisht ata po shkëmbenin mesazhe përmes Instagramit, më pas filluan të bënin telefonata në “FaceTime” për gati 6 muaj, derisa u panë për herë të parë në Madrid:

“Ajo solli një valixhe për dy javë, sepse ideja e saj ishte që më pas të fluturonte në Amsterdam për të punuar, por nuk u largua kurrë”, – tregon me të qeshur portieri i Real Madridit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit