Modric largohet kokëlart nga Euro 2024, vendos rekordin e jashtëzakonshëm në historinë e Europianëve

25 Qershor 2024
9:25
Telesport
back button

Kroaci me shumë gjasa i ka thënë lamtumirë Euro 2024 edhe pse pret ende ndeshjet e fundit në grupet e tjera për të mësuar nëse ka shanse të avancojë si një nga 4 ekipet më të mira të renditura në vendet e treta.

Barazimi 1-1 me Italinë në ndeshjen e fundit në grup ka penalizuar kroatët, që e mbyllën me 2 pikë renditjen e Grupit B. Gjithsesi, ata lanë një gjurmë me mesfushorin Luka Modric, që shkroi historinë e Europianëve.

Mesfushori i Real Madrid shënoi golin e avantazhit të përkohshëm ndaj Italisë. Me këtë gol, ai bëhet lojtari më i vjetër në moshë që shënon në një Europian: Në moshën 38 vjeç e 289 ditë. Për fat të keq për të ky gol mund të mos vlejë shumë për Kroacinë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit