Modric: Mourinho e bëri Ronaldo-n të qajë

4 Qershor 2020
20:13
Denis Hakanaj

Luka Modric ka ndërprerë dominimin europain të Leo Messi-t dhe Cristiano Ronaldo-n në 2018-ën, duke fituar Topin e Artë.

Kroati ka publikuar një libër autobiografik me titull “Në mënyrën time”. Në disa pjesë të librit, ai ka zbuluar disa prapaskena të periudhës kur Los Blancos drejtoheshin nga Jose Mourinho.

Modric ka folur për marrëdhënien mes trajnerit dhe portugezit tjetër, Cristiano Ronaldo: “Po fitonim 2-0 në Kupën e Spanjës, por Ronaldo nuk e ndoqi mbrojtësin kundërshtar në një kundërsulm të tyrin. Kjo zemëroi Jose-në dhe të dy bënë fjalë për një kohë të gjatë në fushë”.

“Pasi shkuam në dhomat e zhveshjes, Ronaldo ishte i dëshpëruar, gati për të qarë. Ai tha: ‘Jap maksimumin tim dhe ai vazhdon të më kritikojë'”.

“Pas pak u fut Mourinho dhe vazhdoi të kritikonte Ronaldo-n për përgjegjësitë që kishte gjatë ndeshjes. Gjakrat u nxehën aq shumë, sa u desh ndërhyrja e lojtarëve për të shmangur një sherr mes të dyve”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit