Modric reagon pas kartonit të kuq: E bëj edhe ndaj shokëve të skuadrës

18 Gusht 2019
11:27
Telesport
back button

Një karton i kuq i tepruar në dëm të Luka Modric. Mesfushori kroat i Real Madrid, fitues i topit të Artë, doli nga fusha në minutën e 56-të në ndeshjen që “merengues” fituan të shtunën 3-1 ndaj Celta Vigo. Gjyqtari e konsideroi një faull të rëndë, por nuk është i këtij mendimi Modric, që ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Dinamika e ngjarjes duket se ka mashtruar gjyqtarin, që nxori direkt kartonin e kuq, pa dhënë më parë të verdhin. Modric pritet të mungojë në ndeshjen e radhës në La Liga, atë ndaj Valladolid.

Karton i kuq në një aksion normal. Në karrierën time e kam bërë dhe do ta bëj sërish atë ndërhyrje. Madje e bëj edhe ndaj shokëve të skuadrës. Është totalisht e pavullnetshme”, shkruan Modric, që duket se ka në favor pamjet televizive por jo gjyqtarin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit