Moggi i sugjeron Juventusit personin e duhur për merkaton, mbron Superligën Europiane

9 Qershor 2023
8:38
Alfred Lleshi
back button

Luciano Moggi ishte i ftuar në emisionin e Radio Bianconera, “Cose di Calcio”. Ish-menaxheri i përgjithshëm i Juventusit shprehu mendime të ndryshme për temat më aktuale në lidhje me “Zonjën e Vjetër”, përfshirë drejtorin e ri sportiv: “Pas asaj që ndodhi, të gjithë duhet të largohen.

Giuntoli? Ai ka një kontratë, do të arrijë kur të përfundojë merkatoja. Megjithatë, kjo duhet të specifikohet. Giuntoli nuk është njeriu i vërtetë i merkatos për Napolin. Micheli është ai që bën merkaton atje. Së bashku me Giuntolin duhet të arrijë edhe ai. Nëse nga ana tjetër vjen vetëm Giuntoli, një brinjë më pak do arrijë nga e mira që Napoli ka bërë deri tani”.

Një vlerësim edhe për Superligën Europiane: “Unë them që Superliga nuk mund të anashkalohet, sepse të gjesh më shumë të ardhura për të ndihmuar skuadrat më të mëdha do të thotë t’iu japësh atyre mundësinë për të blerë lojtarë nga skuadrat më të vogla. Po flasim për një transferim parash. Vazhdimi kështu do të ishte një problem, sepse buxhetet e klubeve janë të gjitha në të kuqe.

Nëse për shembull një klubi futbolli i vihen 50 milionë euro gjobë, ky detyrohet të ulë qepenin dhe falimenton. Nuk është si Juventusi që paguan 700 mijë euro për diçka që nuk duhet të paguajë. Duhet të ketë ndihma përtej asaj që kanë sot klubet, sepse ndryshe nuk do të shkojmë përpara”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit