Moggi në sulm: Transferimi i Icardit? Futbolli në krizë!

31 Maj 2020
16:01
Eraldo Harlicaj
back button

Agjenti Alessandro Moggi mendon se shitja e Mauro Icardit nga skuadra e Interi drejt PSG është një tregues i qartë se si do të ndikojë COVID-19 në merkato. “Të gjithë shifrat do të reduktohen më 30%. Efekti që do të ketë kriza e COVID-19 në futboll do të jetë e dukshme.

“Kjo do të bëjë që klubet të mundohen të shkëmbejnë lojtarë më shumë se sa të paguajnë për to. Kjo nuk do të thotë se do të ketë më pak shitje-blerje, por do të ndikojë në transferimin e lojtarëve.

“Shembulli konkret është Icardi. Ai kishte një opsion për t’u blerë për 70 milionë euro, por PSG pagoi 50 mln euro + bonuse. Imagjino se të gjitha shifrat do të reduktohen më 30%. Shumë pak yje do të largohen nga ekipet e mëdha, pasi nuk duan të humbasin vlerën e tyre. Nëse një lojtar kushton 80 mln euro, ai do të shitet 50 mln, prandaj e kanë më mirë të qëndrojnë dhe për një vit tjetër”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit