Moment prekës, Suarez nuk i mban dot lotët! Wanda Metropolitano i përulet (PAMJET)

15 Maj 2022
23:20
Telesport
back button

Aventura e Luis Suarez te Atletico Madrid përfundon pas dy vitesh: sulmuesi uruguaian do të luajë javen e ardhshme ndeshjen e tij të fundit me Colchoneros para se të largohet nga klubi.

Vendimi ishte tashmë në ajër, duke pasur parasysh skadimin e kontratës së caktuar për në qershor 2022: Suarez nuk do ta rinovojë atë, duke lëvizur diku tjetër. Për ta komunikuar zyrtarisht, për herë të parë Atletico Madrid i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale njoftoi zhvillimin e nje ceremonie pas ndeshjes ndaj Sevilla.

Gjithcka emocionuese ne Wanda Metropolitano, teksa Suarez qe ishte njeriu kyc sezonin e shkuar per fitimin e La Liga, eshte pershendetur me publikun colchoneros. “Në fund të ndeshjes Wanda Metropolitano do të nderojë Luis Suarez dhe Hector Herrera të cilët përshëndesin familjen tonë sot”.

Së bashku me Suarezin, siç thuhet në shënim, përshëndet  edhe Hector Herrera: mesfushori meksikan ka nënshkruar tashmë një kontratë me Houston Dynamon, në MLS. Për Suarez dy sezone të karakterizuara nga fitorja e La Liga 2020/21 falë golave ​​të tij. Por, cili do te jete destinacioni i radhës?

Nuk dihet me siguri: pritet një merkato e gjalle. Ndoshta uruguajiani mund te vendose te vazhdoje ne Europe dhe mos kaloje pertej Oqeanit edhe pse shansi me i madh eshte ta shohim ne MLS sezonin e ardhshem.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit