Momenti kur talenti i madh i Dortmund thuajse humbi ndjenjat dhe nuk mbante mend!

16 Mars 2022
21:35
Telesport
back button

Një gol i Axel Witsel në minutën e 87-të, i pari këtë sezon për mesfushorin belg, i dha fitoren Borussia Dortmundit në Mainz. Me këtë sukses, në një ndeshje që vleu rikuperimin e javes së 25-të të kampionatit gjerman, verdhezinjte i afrohen Bayern Munichut në renditjen e Bundesligës.

Klassiker, përplasja e drejtpërdrejtë mes bavarezëve dhe Dortmundit, është planifikuar për 23 prill në Signal Iduna Park – ndeshja e parë përfundoi 3-2 për Lewandowski & Co – dhe në këtë pikë mund të bëhet vendimtare për caktimin e titullit.

Nje ndeshje ku u shfaq edhe Haaland dhe ishte vendimtar me presionin e tij, po ku pati edhe shume frike dhe shqetesim. Nje panik qe buroi pasi Jude Bellingham u perplas ne nje dyluftim ajeror me kundershtarin dhe te dy perfunduan ne toke si pa ndejnja…

PERPLASJA E BELLINGHAM

Nderhyrja e stafeve mjekesore ishte e menjehershme. Mjeket verdhezi moren anglezin dhe e nxorren jashte fushes se blerte duke e mbajtur nga krahet. Ish-futbollisti i Birmingham City, qe u ble nga Dortmund per 25 mln euro dhe eshte nder talentet me te ndrritur.

Per disa sekonda, Bellingham u duk sikur kishte humbur kujtesen dhe pati veshtiresi edhe ne prononcim. Me pas, teksa qendruan pak jashte fushe duke biseduar, lojtari u rikthye ne katerkendor, ashtu si edhe futbollisti i Mainz qe gjithashtu ra ne toke gati pa ndjenja u cua. E gjithe e shoqeruar nga duartrokitjet e publikut.

Për sezonin 2020/21, anglezi kaloi në klubin e Bundesligës, Borussia Dortmund, me të cilin nënshkroi një kontratë afatgjatë. Ai ndoqi bashkatdhetarin e tij dhe shokun e ri të skuadrës Jadon Sancho, i cili gjithashtu kishte shkuar jashtë shtetit tre vjet më parë në moshën 17-vjeçare.

Që nga fillimi i sezonit, Bellingham ishte një lojtar në mesfushën e Dortmundit dhe, përveç performancës së tij, përfitoi edhe nga mungesa e përkohshme e lojtarëve të njohur Thomas Delaney dhe Axel Witsel, duke fituar vendin e formacionit qe e ka edhe sot…

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit