Monaco sfidon PSG-në, Kovac përgatitet për makthin: Do të jetë një mision i pamundur

20 Shkurt 2021
11:32
Denis Hakanaj
back button

Nuk ia ka dalë Barcelona në Champions League, do të provojë ta bëjë Monaco të dielën. Ndalja e Mbappe është kthyer në një mision të vërtetë.

I pamundur me sa duket, të paktën sipas Niko Kovac, trajneri i klubit të Principatës, i cili do të përballet me PSG-në e sulmuesit të ri francez këtë të diel.

“PSG është një skuadër e nivelit botëror. Shënon shumë gola e Kylian Mbappe është në një formë shumë të mirë”, ka thënë Kovac për Goal.

“Ne do të kërkojmë ta ndalim, por besoj se është e pamundur të bëhet. Sepse është një lojtar i pabesueshëm, veçanërisht një kundër një. Mendoj se është një mision i pamundur”.

Përsëri në lidhje me sfidën kundër parisienëve: “Kemi sulmin e dytë më të mirë. Sigurisht, por kemi edhe mbrojtjen më të keqe mes katër skuadrave të para në këtë moment. Gjithsesi, do të luftojmë për të marrë diçka në shtëpi nga Parku i Princave. Do të provojmë të themi fjalën tonë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit