Monaco “skuqet” përsëri dhe shpërdoron avantazhin e dyfishtë (video)

25 Gusht 2019
17:05
back button

Monaco ka barazuar 2-2 kundër Nimes në shtëpi dhe ka shpërdoruar mundësinë për të marrë fitoren e parë në Ligue 1 pas dy humbjeve të pësuara në dy javët e para të kampionatit kundër Lyon dhe Metz.

Vendasit e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh 2-0 falë golave të shënuar nga Slimani (39′) dhe Ben Yedder (45+1). Gjithçka ka ndryshuar në fillimin e pjesës së dytë, kur skuadra e Jardim ka mbetur me dhjetë lojtarë në minutën e 56-të pas kartonit të kuq të marrë nga Jemerson. Gjë që ka ndodhur edhe në dy ndeshjet e para të kampionatit me Fabregas dhe Aguilar. 

Në fakt, Monaco është bërë skuadra e parë që ndëshkohet me të paktën një karton të kuq në tri ndeshjet e para të Ligue 1 pas Nancy në sezonin 2010/11.

Miqtë kanë përfituar nga superioriteti numerik, duke ngushtuar diferencat me Philippoteaux në minutën e 70-të dhe duke gjetur golin e barazimit në të 82-ën me Denkey.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit