Montella lartëson Calhanoglu: Ai bën diferencën, Interi dhe Turqia janë me fat që e kanë

7 Shtator 2024
19:22
Alfred Lleshi
back button

Kombëtarja e Vincenzo Montella nuk shkoi përtej barazimit 0-0 ndaj Uellsit, në një ndeshje të kushtëzuar me përjashtimin e Yilmaz në pjesën e dytë të ndeshjes. Një pikë për të nisur aventurën në kompeticion, me synimin për të bërë kapërcimin në Ligën A.

Protagonist ishte Hakan Calhanoglu. Mesfushori i kampionit italian, Interit, i cili vetëm që nga e mërkura po stërvitet me grupin dhe për rrjedhojë jo në më të mirën e tij, u fut në fushën e lojës në minutën e 64-t, duke treguar megjithatë paraqitje të mirë.

Trajneri i Turqisë shprehu mendimin e tij për gjendjen e lojtarit zikaltër në fund të ndeshjes, por megjithatë donte të lavdëronte cilësinë e tij. Montella nënvizoi: “Ne e pamë ndryshimin e lojës, pasi ai hyri në fushë. Këto gjëra i pamë mirë në pjesën e dytë. Interi dhe Turqia janë me fat që e kanë një lojtar të tillë”.

Të hënën do të ketë një tjetër ndeshje shumë të ndërlikuar, përsëri në Ligën e Kombeve, por kundër Islandës. Mbi praninë e lojtarit zikaltër, Montella preferoi të mos thoshte shumë: “Të shtunën do t’i vlerësojmë kushtet e tij, e dinim që nuk mund të luante me kohë të plotë. Nuk luajti 90 minuta, sepse nuk donim të rrezikonim me të”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit