Vincenzo Montella është i kënaqur profesionalisht dhe njerëzisht me përvojën e tij në Turqi, ku nga fundi i vitit 2021 filloi të drejtojë Adana Demirspor. Ndërsa vitin e kaluar u bë trajner i kombëtares, duke e çuar ekipin në çerekfinale në kampionatin e fundit Europian.
“Pas tre vitesh në Turqi ndihem si një trajner ndryshe dhe më i mirë”, tha Montella. “Ndihem shumë rehat. Jam napoletan dhe për këtë arsye shumë pranë mentalitetit turk. Këtu ndjehem sikur jam kthyer pak në origjinën time, në fëmijërinë dhe adoleshencën time që kam kaluar në një fshat të vogël afër Napolit. Ndihem shumë i integruar“, tha ai.
Ish-sulmuesi i Sampdoria dhe Roma, u shprej i kënaqur me zgjedhjen e UEFA-s për t’i dhënë kampionatin evropian të vitit 2032 Italisë dhe Turqisë. “Do të jetë një ngjarje që do t’i bashkojë edhe më shumë dy vendet”, thotë Montella.
Trajneri nuk e ka humbur nga syri Serie A, ku luajnë shumë futbollistë turq që ai drejton në kombëtare, si 19-vjeçari Kenan Yildiz. “Ai ka stigmat e një kampioni. Ai sigurisht që duhet të rritet, duhet kohë, duhet të bëjë gabime. Ata që e rrethojnë kanë nevojë për durim dhe duket se kjo nuk i mungon Juventus”, thotë Montella, duke vlerësuar edhe mesfushorin e Interit, Hakan Calhanoglu, duke e quajtur atë “më të mirën në rolin e tij në nivel botëror në vitet e fundit”.