Turqia avancon në raundin tjetër të Euro 2024 pas fitores 2-1 ndaj Republikës Çeke, ndeshje e vendosur në kohën shtesë nga një goli Tosun. Trajneri Vincenzo Montella, u shpreh: “Nuk ka nevojë të bëjmë llogaritë në turne si ky. Kemi një ekip që lufton deri në fund”.
Turqia, që u rendit në vendin e dytë në grup dhe në fazën tjetër do të përballet me Austrinë, një rival që ballkanasit e njohin mirë. “Sa më shumë të përparoni, aq më shumë përballeni me kundërshtarë më të mirë. Ne tashmë e njohim Austrinë”, tha Montella.
“Do të përgatitemi mire për këtë sfidë. Tani e tutje do të fillojë një turne tjetër. Jam shumë i lumtur për kombin turk dhe për këtë sukses. Jemi shumë të lumtur për tifozët”, u shpreh trajneri Italian që drejton Turqinë.
Duke kujtuar humbjen 1-6 ndaj Austrisë të pak muajve më parë, Montella shton: “Jam i kënaqur që të gjithë kanë këtë frymë hakmarrjeje. E kam edhe unë. Alper Yilmaz? Ai luajti një ndeshje të shkëlqyer. Ai është fizikisht i frikshëm. Por kjo vlen për të gjithë”.