Morata flet për ndarjen me Alice Campello: Nuk ka tradhti në mes, ja pse përfundoi martesa jonë

10 Tetor 2024
14:50
Alfred Lleshi
back button

Në intervistën 360° dhënë për “Cadena COPE”, sulmuesi spanjoll Alvaro Morata foli edhe për ndarjen e papritur me Alice Campello, gruan dhe nënën e fëmijëve të tij: “Njerëzit nuk e kuptojnë se nuk ka palë të treta (tradhti në mes).

Alice dhe unë kemi vizione të ndryshme në jetë dhe për këtë arsye më është dashur të reflektoj e marr një vendim të tillë. Unë e kam ndërgjegjen e pastër kur bëhet fjalë për tradhtinë, kjo është veçanërisht e rëndësishme për fëmijët e mi. Alice më ka ndihmuar shumë, mund të them vetëm gjëra të mira për të. Tani dua vetëm që fëmijët e mi të jenë të lumtur”.

Më tej, për depresionin dhe problemet në daljet me fëmijët, Morata shtoi: “Kur kalon momente vërtet të vështira, si depresioni apo ataket e panikut, nuk ka rëndësi puna që bën, situata që ke në jetë. Për mua ishte gjëja më e mirë të largohesha nga Spanja”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit