Ai e udhëhoqi Milanin në Madrid, për të humbur më pas udhëtimin në fushën e Cagliari-t për shkak të një dëmtimi në kokë. Dhe rezultatet ishin të dukshme. Morata është thelbësor për ekuilibrin e kuqezinjve.
Këtë e di mirë edhe Fonseca, që do ta vëzhgojë mbrëmjen e së hënës gjatë ndeshjes Spanjë-Zvicër në Nations League.
Ish-lojtari i Chelsea-t dhe Real Madrid-it është i destinuar të kthehet titullar pas frikës së madhe dhe 20 minutave të kaluara në fushë gjatë ndeshjes së fituar dy ditë më parë nga kampionët e Europës në fushën e Danimarkës (2-1).
Morata, i cili sigurisht që nuk ka frikë të shënojë me kokë, pavarësisht përplasjes së fundit në stërvitje me Pavlovic, do të ngrohë motorët në funksion të ndeshjes që e pret Milan-in pas kombëtareve.
Në horizont është përballja me Juventus-in, një takim që nuk duhet humbur për të ushqyer shpresat për titullin.
Në San Siro, mbrëmjen e së shtunës (20.45) do të nevojiten golat e sulmuesit spanjoll, i cili do të duhet të thyejë një tabu që e lidh atë me Zonjën e Vjetër.
Në 5 ndeshjet e mëparshme kundër ish-skuadrës së tij (2 me Real Madrid-in, 3 me Atletico-n), 32-vjeçari nuk ka shënuar asnjëherë gol.