“Morata ndihet i trishtuar dhe apatik, por nuk do të kthehet me Alice Campello”

20 Gusht 2024
8:32
Alfred Lleshi
back button

Thashetheme të tjera dalin rreth ndarjes së Alvaro Morata dhe Alice Campello. Pas fjalëve të lojtarit të Milanit, gazetarja Alexia Rivas, pranë sulmuesit iberik, mohoi çdo lloj afrimi nga ana e ish-çiftit: “Alvaro nuk dëshiron të kthehet me Alice, të paktën për momentin. Ai dëshiron të qëndrojë vetëm, sepse ishte e ndërlikuar ta merrte këtë vendim”.

Mirëpo, Alvaro Morata dhe Alice “shkojnë shumë mirë dhe nuk duan ta humbin këtë lidhje të bukur”. Gjithsesi, sulmuesi është “i trishtuar, apatik dhe i zemëruar, thotë se shkojnë mirë dhe asgjë më shumë”, – vazhdoi Alexia Rivas.

Sa i përket ekspozimit të së shkuarës në rrjetet sociale, ajo shtoi: “Është normale që në një marrëdhënie kaq të gjatë, në momentet kur je mirë dhe mendon se gjërat do të shkojnë mirë, publikon përmbajtje të caktuara dhe një javë më vonë e sheh se gjithçka nuk është aq perfekte”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit