Spanja siguroi vendin e parë në Grupin B dhe kualifikimin në raundin tjetër të Euro 2024. Sulmuesi dhe kapiteni i Spanjës, Alvaro Morata, nuk shënoi në ndeshjen që iberikët fituan 1-0 ndaj Italisë, por ishte protagonist në fushë.
“Mendoj se luajtëm një ndeshje të shkëlqyer, rezultati nuk ishte ai që mund të ishte, pasi krijuam shumë raste për gol”, tha Morata
“Italia ka një nga portierët më të mirë në botë, që priti pafund. Jemi të lumtur sepse ishte një fitore e rëndësishme për ne. Tani duhet të pushojmë dhe të mendojmë për takimin e radhës kundër Shqipërisë”, tha Morata.
Sulmuesi shprehet se priste një Itali disi më ndryshe në fushë: “Italia është gjithmonë Italia, nuk mund të them asgjë sepse ndoshta do të takohemi më vonë. Mendoj se askush nuk dëshiron të luajë kundër Spanjës”.