Morata rrëfen emocionet në momentin e trofeut dhe i çon një mesazh Milan për të ardhmen

15 Korrik 2024
9:53
Telesport
back button

Tashmë që Kampionati Europian përfundoi e gjithë vëmendja do të përqendrohet te merkato e verës, që pritet të jetë më e nxehtë se kurrë. Një nga protagonistët pritet të jetë kapiteni i Spanjës, Alvaro Morata, njeriu që ngriti lart trofeun në Berlin.

Ditët e fundit është përfolur për një transferim të Morata te skuadra e Milan, për të cilin vetë lojtari për RAI thotë: “Unë në Milano? Ne shohim. Tani është koha për të festuar dhe për të shijuar të gjithë këtë triumf që arritmë në Europian”.

Dhe sërish për mediat spanjolle: “Falënderoj njerëzit që na besuan që në momentin e parë. Shpresoj të jeni krenarë për këtë kombëtare dhe gjithçka që do të vijë në të ardhmen me këta djem shumë të rinj. Kur ngrita trofeun mendova nga të gjitha momentet e jetës sime, që nga fillimi e deri sa mbërrita në kombëtare”.

Në këtë Europian kam veshur rrobat e mia të muratorit, nuk kam shënuar shumë gola apo kam bërë lojëra të shkëlqyera, por kam punuar si të isha një tifoz. Kjo është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në karrierën time. Të gjithë më mësuan gjëra”, tha Morata.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit