Morata “show”, Atletico e nis La Liga-n me fitore (Pamjet)

15 Gusht 2022
21:32
Denis Hakanaj
back button

Atletico Madrid a marrë suksesin e katërt radhazi në ndeshjen hapëse të La Liga-s me një fitore 3-0 në fushën e Getafe-s, duke e zgjatur numrin e ndeshjeve radhazi pa humbje në 22.

Protagonisti absolut i ndeshjes ka qenë Alvaro Morata, i kthyer këtë verë në Madrid pas huazimit tek Juvantus. Sulmuesi spanjoll ka qenë autor i dy golave.

GETAFE-ATLETICO MADRID GOLAT

Ish-ylli i Juventus-it, e ardhmja e të cilit është akoma në dyshim, ka zhbllokuar sfidën në minutën e 15-të dhe ka dyfishuar avantazhin e skuadrës së Simeone-s në të 59-të.

Goli i tretë i miqve është shënuar nga Antoine Griezmann në minutën e 75-të. Protagonisti tjetër i sfidës ka qenë Joao Felix, autor i tre asisteve.

Kjo fitore i pozicionon madrilenët përkohësisht në vendin e dytë të renditjes me diferencë golazh të barabartë me Villarreal-in.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit