“Morata te Barcelona, detajet e marrëveshjes: Juventus do të kursejë një super shifër”

30 Dhjetor 2021
18:36
Denis Hakanaj
back button

Xavi ka vënë në lëvizje merkaton e Barcelona-s, duke kërkuar të bindë Alvaro Morata-n që të largohet nga Juventus për t’u transferuar te blaugranat.

Sipas AS dhe Mundo Deportivo, negociatat e komplikuara kanë filluar.

Barcelona, në fakt, duhet ta blejë spanjollin nga Atletico Madrid, që e ka lënë në huazim te bardhezinjtë për 2 vite.

Juventus ka shpenzuar 15 milionë euro në total për huazimin e Morata-s, dhe e ka fiksuar në 55 milionë euro çmimin për blerjen përfundimtare të lojtarit, kështu që kanë mbetur 40 milionë euro për t’u paguar.

Me transferimin e Morata-s te Barcelona, Juventus do të kursente një shumë të madhe.

Në Spanjë, gjithmonë sipas mediave vendase, Barça dhe Atletico duket se e kanë gjetur marrëveshjen duke përfshirë edhe Griezmann, me Colchoneros që do të paguanin 40 milionë euro për francezin, duke ia shitur spanjollin katalanasve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit