MORATAAAAAAAAAAAAAAAAAAA!!! Dy gola në 3 minuta, Juventusi përmbys Lazio (VIDEO)

6 Mars 2021
22:05
Telesport
back button

Alvaro Morata ka gjetur golin e 2-1 për Juventusin ndaj Lazios sapo ka nisur pjesa e dytë pas një aksioni të nisur nga Chiesa që ka fituar top thuajse pranë mbrojtjes së Juventusit dhe është nisur duke asistuar për spanjollin.

Morata nuk ka falur përpara porte dhe ka gozhduar Reina.

Por, menjëherë më pas, po me penallti Morata ka shënuar edhe golin e tretë dhe të dytin personal sonte. Për Lazio tashmë bëhet gjithçka shumë e vështirë në Torino. Penalltia u fitua nga kontakti Milinkovic Savic ndaj Ramsey.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit