Massimo Moratti nuk e fsheh: “Nuk e prisja humbjen në derbi, por Milani e meritoi fitoren. Kjo disfatë mund të ketë një vlerë pozitive edhe për Interin. Në fillim të sezonit nuk është shumë serioze të lësh pikë. Gjatë rrugës, kjo disfatë mund t’i kujtojë skuadrës zikaltër se cili është mentaliteti i duhur për të adoptuar nivele të caktuara. Futbolli është i rrezikshëm dhe i paparashikueshëm, derbi e dëshmoi këtë, por unë nuk kam ndryshuar mendje për forcat në fushë”.
Ish-presidenti zikaltër vijon: “Skuadra dhe trajneri janë aty, e demonstruan vetëm pak ditë më parë në Champions League kundër Manchester City. Nuk duhet të demoralizohet askush, për sa kohë që humbja shërben si mësim”.
Duke folur për “Libero”, Moratti i dha një “përkëdhelje” Lautaro Martinezit, ende pa gol që nga fillimi i sezonit: “Ai është një djalë shumë serioz. Nëse do të isha ende president i Interit, do t’i thoja ta hiqte shqetësimin, ta konsideronte moment të rastësishëm dhe kalimtar. Le të luajë i qetë, siç di ai. Nëse bëhet kompleks, rrezikon probleme më të mëdha”.
Pyetjes së pashmangshme në lidhje me keqardhjen e tij të mundshme, që u largua shumë shpejt nga Interi, presidenti i “tripletës” historike i përgjigjet thuajse në mënyrë befasuese: “Jo, në fakt mendoj se kam ikur shumë vonë. 18 vite janë një kohë e gjatë”.
Sidoqoftë, ai mbetet një tifoz i vërtetë zikltër: “Për Interin gjithmonë kam dashur të konkurronte në maksimum. Kjo bëri që ta mbështes bujarisht klubin. Sot futbolli modern imponon një administratë që synon të kursejë para, kjo për mua do të kishte qenë shumë e vështirë”.
Opinion pozitiv për tregun e transferimeve të verës: “Interi e fillon nga një titull i fituar, ndër të tjera, duke luajtur edhe shumë mirë. Baza tashmë ishte aty, kështu që me arsye të mira nuk kishin pse prezantonin shumë gjëra të reja. Zikaltrit kanë nivelin maksimal për Serie A, duhet të shohim nëse do të jetë i mjaftueshëm kaq për nivelin ndërkombëtar”.