Moratti dhe lufta për titull: Këtë herë mund t’i ndodhë Milan-it

17 Maj 2022
18:13
Denis Hakanaj
back button

Massimo Moratti, ish-presidenti i Inter-it, ka folur në lidhje me luftën për titull të Serisë A që do të mbyllet këtë fundjavë. Në një intervistë të dhënë për Adnkronos, ai ka thënë:

“Duhet të them se është e vështirë, por në futboll gjithçka është e mundur, mrekullitë mund të ndodhin gjithmonë. Ajo që duket e vendosur dhe e sigurt, mund të përmbyset në një moment.

“Në na ka ndodhur disa herë, edhe pse janë më shumë herët që gjërat na kanë shkuar mirë. Janë dy skuadra të mëdha, por mund të bjerë shi si në Perugia ose të ndodhë ajo që na ndodhi ne më atë 5 maj të mallkuar.

“Ndoshta 22 maji mund të kthehet në 5 majin e tyre. Janë dy skuadra të mëdha, kanë bërë një kampionat të bukur. Sigurisht, për ne nuk është e lehtë, por unë besoj se kemi mundësinë ta fitojmë titullin.

“Mungon një ndeshje në të cilën mund të ndodhë gjithçka dhe në futboll, mund të duket një frazë banale, gjithçka është e mundur. Të shikojmë dhe të shpresojmë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit