Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit, ka folur për momentin e vështirë që po përjeton Napoli, pas sezonit të kaluar, i cili kulmoi me fitoren e titullit, me Luciano Spallettin në krye të skuadrës axurre.
I intervistuar nga “Kiss Kiss Napoli”, pas barazimit të skuadrës së Francesco Calzona kundër Udineses, Moratti e analizoi situatën kështu: “Për momentin Napoli është në vështirësi serioze, por De Laurentiis duhet të qëndrojë i qetë. Ai nuk ishte në gjendje të menaxhonte suksesin e vitit të kaluar, por ka të gjitha shanset e rindërtimit të një projekti të ri, po aq të rëndësishëm”.
Pastaj një përgjigje për shakanë e drejtorit sportiv të Juventusit për 5 majin: “Sa i keq Giuntoli (qesh)… E mbaj mend si një ditë shumë të keqe, por pretendoj se asgjë nuk ka ndodhur”.