Moratti i pret hovin Interit: Lautaro e ka mendjen diku tjetër, nuk mbahet me zor

2 Qershor 2020
10:44
Alfred Lleshi
back button

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, tha se “nuk mund të mbash dikë me zor, që e ka mendjen për të luajtur diku tjetër”, referuar situatës së Lautaro Martinez, i cili vazhdon të lidhet me Barcelonën. Argjentinasi duket i joshur nga kampionët e La Liga-s, por për këtë është pengesë Interi, që kërkon zbatimin e klauzolës përkatëse. Barcelona sheh te “10” zikaltër zëvendësuesin afatgjatë të veteranit Luis Suarez.

Megjithë interesin e raportuar të Barçës, edhe në mesin e pandemisë së koronavirusit, drejtori sportiv i klubit nga “San Siro” insistoi që Lautaro nuk do të shitet për asgjë më pak se klauzola e lirimit të tij (111 milionë euro). I pyetur për ndërkombëtarin argjentinas, Moratti i tha “Sportmediaset”: “Nuk mund të mbash dikë me zor, që e ka mendjen për të luajtur diku tjetër. Kjo do ta vendoste atë në një pozitë të vështirë, të qëndrojë në mënyrë të pavullnetshme ose, në çdo rast me një impuls tjetër, në të njëjtin vend”.

Megjithëse Barcelona ka qenë e prirur të ofrojë disa lojtarë, si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi, për të ulur çmimin “cash” të Lautaro, Ausilio ka referuar vetëm klauzolën, si rrugën e vetme të largimit të sulmuesit: “Sa i përket Lautaro Martinez, ka vetëm një mënyrë, që ai të largohet nga Interi, duke paguar klauzolën e tij. Një klauzolë që të gjithë e dinë. Nuk ka asnjë pikë për të fshehur. Kontrata aktuale ka afate dhe angazhime, që duhen respektuar në mënyrë shumë precize. Është një klauzolë që skadon në pjesën e hershme të korrikut, kështu që nuk do të zgjasë për një kohë të gjatë. Dhe është e vetmja mundësi që ekziston për ta marrë Lautaro sot nga Interi”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit