“Moratti më befasoi me fjalët, pastaj më telefonoi dhe kërkoi falje”

10 Qershor 2021
9:14
Alfred Lleshi
back button

Ish-trajneri zikaltër pastaj komentoi deklaratat e ish-presidentit, Massimo Moratti, i cili ditët e fundit foli për lamtumirën e tij nga Interi në një intervistë me “Fatto Quotidiano”: “Unë nuk e mohoj që mbeta i befasuar dhe i hidhëruar kur lexova ato fjalë të Moratti, një njeri elegant, inteligjent dhe i pasionuar, i cili me familjen e tij përfaqëson historinë e Interit dhe ende i di të gjitha dinamikat dhe implikimet e tij sot.

Në telefon, edhe presidenti më kërkoi falje për ato fraza që nuk përfaqësonin mendimin e tij të vërtetë. Kushdo që më njeh mua, jo vetëm atë, e di se çfarë lidhje kam pasur gjithmonë me ngjyrat që kam përfaqësuar, të cilave iu përkushtohem plotësish, iu jap shpirtin. Kudo kam ndërtuar grupe që kanë fituar, duke krijuar një zakon të rëndësishëm për të ardhmen. Ka nga ata që largohen nga ekipe të shtrydhura, me kampionë që kanë dhënë gjithçka dhe nuk kanë më. Unë kam lënë gjithmonë ekipe me lojtarë të rinj, të përmirësuar dhe të vlerësuar si grup.

Po flas për grupe shumë të bashkuara, me një mentalitet fitues. Gjë që nuk mund të blihet në treg, por është produkt i një pune të përpiktë, të përditshme, duke u kujdesur për detajet më të vogla, duke mos u dorëzuar kurrë. Secili në rolin e tij, por për të mirën e përbashkët, sepse është shuma e detajeve që do të bëjë përfundimisht ndryshimin. Unë me shaka, por jo shumë, them se fitoret janë edhe në lëndinat e prera mirë të fushave të trajnimit”.

Conte kthehet në Milano: Mirënjohja e tifozëve vlen për mua sa një titull

Lajme të tjera

Lajmet e fundit