Moratti ndez tifozët zikaltër: Ta blej sërish Interin? Nuk është e lehtë, por s’e përjashtoj

30 Maj 2024
10:56
Alfred Lleshi
back button

“A do ta shohim sërish Morattin në krye të Interit? Nuk e shoh të lehtë, por as e përjashtoj. Ndoshta”. Këtë e tha në një intervistë për të përjavshmen “Oggi”, ish-pronari i Interit, Massimo Moratti. “Gruaja ime më pyet çdo natë nëse e kam blerë Interin. Dhe gjithmonë duhet të gjej një argument të ri për të justifikuar veten”, – ka vazhduar ai.

Massimo Moratti, sërish president i Interit? Një hipotezë që i bën tifozët zikaltër të ëndërrojnë dhe që ish-presidentit, pavarësisht se i pranon të gjitha vështirësitë, nuk i pëlqen ta përjashtojë apriori: “Blerja e Interit është një angazhim mjaft i madh.

Djemtë tanë Mao dhe Giovanni janë tifozë të mëdhenj. Dhe gjithashtu Carlotta, e cila udhëton nëpër botë si presidente e Kampusit të Interit… Për ne është ende një përvojë shumë e freskët. Ju e dini se si djalë as që e mendoja të bëhesha president i Interit, pastaj ndryshova mendje, kështu që kushedi në të ardhmen.

Të blesh Interin dhe ta mbash atë ka kosto shumë të larta. Një sipërmarrës i vetëm sot nuk mund ta bëjë këtë. Edhe Real Madridi është plot borxhe… Presidenti-tifoz është më i vështirë sot”.
Ky është mendimi i Moratti për pronësinë e re:

“Oaktree është shumë solide. Por ne duhet të shohim objektivat e tij. Borxhi është aq i lartë sa nuk mendoj se mund ta lënë kështu. Dhe duke fituar duke mbajtur llogaritë të balancuara, ne e kanë parë që është e pamundur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit