“Mos e bëni atë gabim”, tifozët e United i luten klubit të mos marrë yllin e Bayern-it

6 Qershor 2023
15:31
Denis Hakanaj
back button

Tifozët e Manchester United i janë lutur klubit të mos marrin Leon Goretzka. Lojtari gjerman thuhet se po mendon të ardhmen e tij me Bayern Munich, të cilit iu bashkua në verën e vitit 2018.

Sipas Sky Sports Germany, Manchester United po monitoron “nga afër” situatën e mesfushorit në Allianz Arena.

Lajmi, megjithatë, nuk është pritur mirë me disa nga tifozët e skuadrës së Old Trafford që e kanë krahasuar atë me Scott McTominay.

Një tifoz i “Djajve të Kuq” tha: “Bayern nuk e lë një lojtar të largohet (sidomos një lojtar të kombëtares gjermane) pa pasur arsye. Unë do të isha shumë i kujdesshëm për arsyet që ai mund të largohet”.

Një tjetër tha: “Zëvendësimi i McTominay origjinal me McTominay gjerman”. Një tjetër shtoi: “Tifozët e Bayernit po bërtasin për ta nxjerrë jashtë, me sa duket ai është thjesht një McTominay gjerman. Jo faleminderit.” Një tjetër shkroi: “McTominay gjerman”.

Trajneri i United, Erik ten Hag e udhëhoqi klubin drejt një përfundimi mbresëlënës në vendin e tretë vetëm në sezonin e tij të parë në Teatrin e Ëndrrave. Por holandezi planifikon të bëjë ndryshime këtë verë.

Ai tha: “Nëse duam të rikthejmë Manchester United, ne kemi nevojë për lojtarë të mirë, por edhe dy lojtar për çdo pozicion, sepse duam të luajmë në shumë kompeticione.

“E keni parë në ndeshjen e fundit se si ne kemi, në disa pozicione, mungesë cilësie. Kjo nuk mund të ndodhë nëse duam të konkurrojmë për trofetë më të rëndësishëm.

“Unë jam këtu për të menaxhuar ekipin, për të marrë më të mirën nga ata dhe sigurisht që unë kam detyrën për të marrë lojtarët e duhur. Ka shumë komunikim për këtë me bordin dhe drejtuesit e klubit. Por unë jam këtu për të arritur objektivat sportive, jo për të menaxhuar financat”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit