MOS E BESO PO DESHE! Ronaldo ndërron shtëpi në Manchester prej… deleve

16 Shtator 2021
15:08
Alfred Lleshi
back button

Cristiano Ronaldo dhe familja e tij kanë ndërruar rezidencën në Manchester, pasi delet iu prishnin qetësinë vazhdimisht. 36-vjeçari, i cili aplikon disa pushime dhe dremitje gjatë ditës, e kishte të pamundur këtë komoditet aty ku u vendos fillimisht, me rikthimin te “Djajtë e Kuq”. Për pasojë, është zhvendosur nga një shtëpi me shtatë dhoma në tjetrën.

Ylli portugez bashkë me familjen janë vendosur tashmë në një rezidëencë që kushton 3 milionë paund, në pronësi të një ish-ylli të Manchester United. Një ekip sigurie i kishte sugjeruar legjendës së “Djajve të Kuq” dhe familjes së tij një shtëpi prej 6 milionë paund dhe 23 hektarë hapësirë të gjelbër, kryesisht livadhe, pas nënshkrimit me Manchester United.

Mirëpo, sulmuesi, partnerja e tij, Georgina Rodriguez, 27 vjeç, dhe katër fëmijët e tyre, u larguan pas më pak se një jave qëndrimi atje për shkak të zhurmës së deleve (që kullosnin në hapësirën e blertë tërë ditën) dhe frikës së sigurisë.

Një burim tha për “The Sun”: “Ndërtesa ishte e bukur dhe e rrethuar me fusha, kodrina dhe pyje, por ishte gjithashtu pranë deleve, të cilat janë shumë të zhurmshme herët në mëngjes. Kishte vetëm një shteg publik në të gjithë pronën dhe rruga në pjesën e përparme të lejonte pamje edhe brenda portave të saj.

Ronaldo është një profesionist i vërtetë, që e aplikon shumë pushimin dhe rimëkëmbjen pas ndeshjeve, kështu që vendos më mirë të shpërngulej me gjithë familjen që aty”. Shtëpia e re, në Cheshire, krenohet me një pishinë, dhomë kinemaje dhe garazh për katër makina. Ajo ka kamera CCTV, porta elektrike dhe patrullohet nga rojet.

Sipas agjentëve të pasurive, prona është unike falë kopshteve të saj, pavarësisht se nuk pozicionohet larg nga jeta e natës. Një burim tha: “Ronaldo jetoi aty afër gjatë qëndrimit të tij të mëparshëm te Manchester United, kështu që ndjehet si në shtëpi. Fëmijët janë në një shkollë private dhe ai shpreson që, sapo zhurma e kthimit te Manchester United të shuhet, mund ta marrë Georginën jashtë dhe t’i tregojë asaj vendet e preferuara”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit