“Mos e shtyni sfidën, për titujt kampionë dueloj edhe pa tifozë”

25 Mars 2020
11:00
Telesport
back button

Boksieri bullgar Kubrat Pulev u shpreh sot se është gati të duelojë ndaj britanikut Anthony Joshua edhe pa tifozë, vetëm që dueli mes tyre, i programuar për 20 qershor në Londër, të mos shtyhet. Kjo sfidë mund të zhvillohet më 25 korrik për shkak të coronavirus që ka prekur Britaninë e Madhe.

Unë jam gati të dueloj më 20 qershor. Për mua nuk ka asnjë problem nëse dueli zhvillohet pa spektatorë. Të gjithë mund të qëndrojnë në shtëpi do ta shohin sfidën nga televizori, duke paguar për ta parë atë, ashtu sikurse do të bënin po të ishin në stadium”, tha Pulev.

Pulev, 28 fitore e 1 humbje do të duelojë ndaj Joshua, 23 fitore e 1 humbje, që mban titujt kampionë bote në peshën e rëndë. “Të shohim se si do të rrjedhin ngjarjet. Sfida nuk duhet të shtyhet, pasi është një përballje e vlefshme për titujt kampinë bote”, tha Pulev.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit