Kobbie Mainoo është zbulimi më i bukur i sezonit të Manchester United, i mbyllur me një vend të tetë në renditje, por me një triumf në FA Cup.
Mesfushori i datëlindjes 2005 ka arritur të bëjë për vete “Djajtë e Kuq” në moshën 19 vjeç, duke u zgjedhur edhe mes 3 më të mirëve në rolin e tij në Premier League këtë vit.
Një talent i madh dhe i parakohshëm.
Në Angli, pas shpërthimit të tij, ka nga ata që kanë filluar ta krahasojnë me një legjendë të United dhe kombëtares angleze si Paul Scholes.
Ka qenë pikërisht ish-mesfushori, pas paraqitjes së radhës të madhe të Mainooo në finalen e FA Cup të shtunën kundër Manchester City, që ka thënë:
“Kam lexuar disa krahasime mes meje dhe këtij djaloshi javën e kaluar… mos humbni kohë, është 10 herë më i mirë se unë kur isha 19 vjeç”, ka shkruar Scholes në Instagram.