MotoGP rikthehet në Brazil pas 20 vitesh, do të garohet në pistën “Ayrton Senna”

27 Dhjetor 2024
10:25
Telesport
back button

Botërori i MotoGP rikthehet në Brazil pas 20 vitesh. Pista ndërkombëtare në zonën e Goiania, “Ayrton Senna”, do të mirëpresë garat e MotoGP për 5 sezone me radhë, nga viti 2026 deri në vitin 2031.

Në këtë pistë janë zhvilluar edhe më parë garat e MotoGP, nga viti 1987 deri në 1989. Më pas, në Brazil janë zhvilluar gara në pista të tjera. Gjithsesi, rikthimi në Brazil pas dy dekadash është një lajm i madh për motoçiklizimin.

Rikthimi në Brazil vjen pas një marrëveshje që ka arritur MotoGP, qeverisë së Goias dhe Brasil Motorsport. “Rikthimi i MotoGP në Goias është një moment historik për ne. Goiania do të jetë, gjatë pesë viteve të ardhshme, shtëpia e MotoGP në Brazil”, thanë drejtuesit e garës.

Ne po punojmë për të siguruar që infrastruktura dhe shërbimet të ofrojnë një përvojë të paharrueshme për pilotët, ekipet dhe të apasionuarit pas këtij sporti”, tha guvernatori Ronaldo Caiado.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit