Motta: Barazim i vështirë për t’u pranuar, mungesat e ndjenë në pjesën e dytë

2 Dhjetor 2024
8:28
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, e filloi deklaratën e tij pas barazimit në Lecce duke adresuar incidentin e Edoardo Bove: “Jemi të trishtuar për të, për shokët e tij të skuadrës dhe mbi të gjitha për familjen e tij, sepse është e tmerrshme të përballesh me situata të tilla. Shpresojmë që të shërohet sa më shpejt dhe që familja e tij të gjejë qetësi”.

Duke analizuar ndeshjen kundër Lecce, trajneri bardhezi theksoi problemet e shkaktuara nga dëmtimet e shumta: “Mungesat u ndjenë në pjesën e dytë. Pjesa e parë ishte e mirë, por më pas ra intensiteti ynë dhe Lecce përfitoi. Duhet të përmirësohemi, të mësojmë nga gabimet dhe të përgatitemi për ndeshjen e ardhshme”.

Për golin e pësuar: “Nuk është faji i Cambiaso që mori vendimin e tij. Golat zakonisht janë rezultat i disa gabimeve të vogla. Sigurisht, mund ta kishim shmangur atë në fund. Tani fokusohemi te përmirësimi dhe përgatitja për ndeshjen e ardhshme”.

Për Yildiz si qendërsulmues: “Ai mund ta luajë këtë rol, e ka bërë për një moment kundër Lille. Përballë ekipeve kompakte, duhet të arrijmë në zonë. Pjesën e parë e bëmë këtë me Yildiz dhe Conceiçao. Ai ka liri dhe mund ta bëjë këtë, por më pëlqen më shumë si lojtar që arrin në zonë sesa si i përqendruar vetëm aty. Sot zgjodha Weah, i cili po e ndihmon shumë skuadrën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit