“Motta bën magji si trajner”, befason De Rossi: Kemi mundësinë të bëhemi si Inter-i

31 Gusht 2024
16:31
Denis Hakanaj
back button

Mungon edhe pak nga ndeshja mes Juventus-it dhe Roma-s.

Verdhekuqtë do të paraqiten në Allianz Stadium në kërkim të fitores së parë të sezonit të ri.

Daniele De Rossi e ka hapur konferencën për shtyp duke folur për merkaton e Roma-s:

“Jam i kënaqur me merkaton. Sipas mendimit tim kemi bërë një merkato më të mirë se Inter-i. Megjithatë, ata janë më të fortë.

“Nëse do të vazhdojmë në këtë rrugë do të bëhemi si ata dhe do të jemi në gjendje të luftojmë për titullin.

“Kemi rritur nivelin e skuadrës, kanë ardhur lojtarë të rëndësishëm.

Në mbrojtje kemi mungesa, por do ta gjejmë një zgjidhje”, ka thënë De Rossi.

Për Thiago Motta-n: “Është një mik dhe një trajner i madh. Juventus luan mirë dhe ai ka një prekje magjike: fut në fushë liojtarë të panjohur dhe ata shënojnë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit