Motta frenon entuziazmin e PSG-së, por zbulon edhe avantazhin e madh të francezëve

20 Shtator 2019
20:50
Denis Hakanaj
back button

Thiago Motta,  ish-mesfushori i Inter-it dhe PSG-së, është kthyer të flasë për skuadrën franceze, klubi i tij i fundit. Protagonisti i Triplete-s me Inter-in ka komentuar fitoren e madhe të ish-skuadrës së tij në Champions League kundër Real Madrid.

“Nëse më pyesni nëse PSG është një nga kandidatet për të fituar Champions League, përgjigjja është po, edhe pse dështimet e viteve të fundit bien në kundërshtim me atë që po them”, ka thënë Motta për L’Equipe.

“Paris Saint-Germain ka skuadrën, lojën dhe ambicien për të qenë në grupin e pretendentëve bashkë me Barcelona-n, Real Madrid, Liverpool dhe Manchetser City”.

Gjithsesi, pas fjalëve të bukura ka ardhur edhe një “tërheqje e veshit”:

“Brenda klubit i përjetojnë me eufori të tepruar ndeshjet e mëdha të Champions-it. Kanë shumë besim te fitorja, që më pas nuk vjen. Për të fituar Champions-in duhet të gjesh ekuilibrin e duhur mes motivimit dhe besimit dhe PSG nuk e ka gjetur akoma”.

Megjithatë, ka një aspekt që mund ta ndihmojë klubin francez të realizojë ëndrrën europiane, mungesa e rivalitetit në kampionat:

“Ju them këtë: Para ndeshjes së sezonit të kaluar Manchester United-PSG, skuadra ka patur mundësinë të uajë në kampionat me një formacion pa tetë titullarë, sepse kishte 15 pikë avantazh ndaj vendit të dytë. Një gjë e paimagjinueshme për Manchester City-n dhe Liverpool-in”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit