Motta merr lajme të mira nga infermieria, rikuperon tri titullarë në prag të sfidës ndaj Empoli

11 Shtator 2024
11:20
Telesport
back button

Juventus përgatitet për rikthimin në fushë këtë fundjavë. Bardhezinjtë do të luajnë në shtëpinë e Empoli dhe në funksion të ndeshjes së së shtunës një lajm i mirë ka ardhur për trajnerin Thiago Motta.

Ai do të ketë në dispozicion Khephren Thuram dhe Tim Weah, të cilët tashmë ishin pushim që pas ndeshjes së javës së parë. Gjithashtu, edhe Nico Gonzalez është gati, teksa ka luajtur me kombëtaren e Argjentinës orët e fundit.

Sipas mediave italiane, francezi dhe amerikani (Thuram dhe Weah), duhet të rikuperohen plotësisht deri të shtunën. Do të jetë trajneri ai që do të vendosë nëse do t’i aktivizojë që nga minuta e parë apo jo.

Më shumë optimizëm për Gonzalez, i cili pësoi një problem me kyçin e majtë gjatë stërvitjes me kampionët e botës, por tashmë duket se është rikuperuar nga dëmtimi, pasi luajti mbrëmjen e kaluar.

Megjithatë, trajneri motta duhet të presë edhe pak për Francisco Conceiçao. Portugezi duhet të rikthehet në fushë në tetor, sepse dëmtimi i tij muskulor është më i rëndë se ai i Thuram dhe Weah.

Së fundmi, Arek Milik synon ndeshjen ndaj Napolit të 21 shtatorit, teksa po përfundon periudhën e rehabilitimit pas operacionit në meniskun e gjurit të majtë në fillim të qershorit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit