Motta ngec te barazimet: Rruga është e duhura, të përmirësohemi në metrat e fundit

21 Shtator 2024
20:40
Alfred Lleshi
back button

Barazim pa gola ndaj Napolit, i treti në pesë javë kampionat për Juventusin. Ritëm i ngadaltë për një pretendent, megjithatë “motorët” sapo janë ndezur. Trajneri Thiago Motta analizoi në mikrofonat e DAZN atë që ndodhi sonte në “Allianz Stadium”: “Vlahovic është mirë, ai bëri një pjesë të parë pozitive. E ndihmoi skuadrën duke sulmuar thellësinë, edhe pse nuk mjaftoi sonte. Weah hyri mirë, arritëm në metrat e fundit, duhet të përmirësohemi në finalizim”.

A ka Juventusi më shumë cilësi se këto tri ndeshjet e fundit?
Sigurisht që kur kundërshtari rreshtohet mbrapa nuk është e lehtë për askënd. Ne kemi cilësinë për të shënuar, nuk ia dolëm sonte fatkeqësisht, por rruga është e duhura. Duhet të bëjmë ndryshimin e ritmit dhe të sulmojmë në thellësi. Dalim me shumë lojtarë në në zonën e penalltisë së kundërshtarit, kemi më shumë mënyra për të arritur te goli.

Çfarë përgjigjesh merrni nga këto ndeshje të mëdha?
Ne mund të bëjmë diçka më të mirë për të fituar, por jemi ndeshur me skuadra të forta, që dinë të luajnë. Skuadra jonë ka bërë një paraqitje të mirë, por nuk mund të jemi të kënaqur me rezultatin. Ne hyjmë gjithmonë në fushë për të fituar.

Si ju dukën paraqitjet e Kalulu dhe McKennie?
McKennie bëri mirë edhe sot, ai është një lojtar që mund të futet në zonën kundërshtare, duke dhënë një ndihmë të madhe në fazën e sulmit. Është mirë, po stërvitet fort si të tjerët. Këtë e pres edhe nga Kalulu. Kemi lojtarë të fortë, që e demonstrojnë potencialin e tyre në fushë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit