Edhe sot, Douglas Luiz dhe Dusan Vlahovic vazhduan me programet e tyre të personalizuara stërvitore, duke mos punuar me bashkëlojtarët e tyre në Continassa në kuadër të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Aston Villa të planifikuar për të mërkurën në mbrëmje në Birmingham.
Lajmi i mëtejshëm ka të bëjë me Weston McKennie: amerikani nuk u stërvit sot për shkak të lodhjes së muskujve. Gjendja e tij do të vlerësohet në orët në vijim, ndërsa nesër do të merret vendimi për praninë e tij ndaj Aston Villa.
McKennie, kujtojmë se në rast të mungesës së konfirmuar të Vlahovicit është një nga mundësitë për rolin e referencës sulmuese, ku Koopmeiners dhe Weah janë alternativat e tjera në duart e trajnerit Thiago Motta-s.
Në orët e fundit, vetë trajneri i Juventusit ishte përgjigjur kështu në lidhje me situatat e të lënduarve dhe përdorimin e mëvonshëm të McKennie. “McKennie mund të luajë në shumë pozicionet. Shpresojme te rikuperojme megjithate Vlahovic, Nico Gonzales dhe Douglas Luiz sa me shpejt”.