Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, foli për “Sky Sport” pas barazimit 0-0 kundër Aston Villa, barazimi i dytë radhazi pa gola: “Ndeshjen e së shtunës e komentova si një lojë të mirë kundër Milanit, që luante në shtëpi. Duhet të japim të gjithë diçka më shumë tani, jam krenar për atë që lojtarët kanë bërë.
E them publikisht dhe jam i kënaqur edhe sot. Do të donim t’i fitonim të gjitha ndeshjet, por nuk është gjithmonë e mundur. Falenderoj djemtë e mi për punën që po bëjnë. E meritojnë gjithçka që po marrin. Sot luajtëm mirë dhe kishim një mundësi të madhe për të fituar, por nuk ankohemi”.
A ishte ndeshja më e hapur sot se të shtunën?
Aston Villa është një ekip shumë i organizuar, me një trajner që e njoh mirë, sepse kemi punuar bashkë për dy vite. Anglezët janë shumë të mirë në goditjet standarde dhe luajnë mirë. Lejuam shumë tranzicione, por jam i kënaqur me paraqitjen. Sot ishte një ndeshje më e bukur për t’u parë se të shtunën dhe përsëri i uroj lojtarët e mi.
Si është Savona?
Duhet ta vlerësojmë dhe shpresoj që të jetë pa probleme serioze. Nuk mund të them më shumë tani.
A ndikon ende dëmtimi te Koopmeiners apo nuk është përshtatur akoma plotësisht?
Është një lojtar i shkëlqyer që po ndihmon shumë. Të luante mes linjave sot nuk ishte e lehtë, por ai bëri mirë. Kur u tërhoq më pas, u ndje më mirë. Shumë herë këtë vit ka qenë afër golit, së shpejti do ta shënojë. Kemi fatin të kemi një lojtar të madh në ekipin tonë, ai duhet të vazhdojë të punojë dhe të jetë i qetë.