Motta zbarkon në Torino pasi mbylli pushimet, nis aventura bardhezi: axhenda!

8 Korrik 2024
0:32
Telesport
back button

Thiago Motta ka zbarkuar në Itali, në Malpensa dhe është gati të nisë aventurën e tij te Juventusi, pas njoftimit zyrtar nga klubi i Juventusit ditët e fundit.

Sot trajneri do të kryejë vizitat mjekësore në Torino dhe do të fillojë të njihet me mjedisin në pritje të takimit të planifikuar për të mërkurën e ardhshme dhe seancat e para stërvitore, me skuadrën që duket qartë se nuk do të jetë e plotë per shkak te angazhimeve në Euro 2024 dhe në Kupën e Amerikës të disa lojtarëve dhe të merkatos që ende nuk i ka dhënë disa fuqizime Motta-s.

Grumbullim i bardhezinjve, pa kombëtaret e përfshira në Kampionatin Evropian dhe në Kupën e Amerikës, është caktuar për datën 10 korrik. Më pas Juventusi do të kalojë në Gjermani për kampin stërvitor në selinë e Adidas në Herzogenaurach, i cili do të zhvillohet nga data 20 deri më 26 korrik.

Turneu gjerman i Zonjës së Vjetër do të përfundojë në stadiumin Max-Morlock ku skuadra do të sfidojë nikoqirin Nurnberg.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit