Mou mban premtimin, i dhuron yllit të ekipit një proshutë me vlerë 500 sterlina

24 Nëntor 2020
22:32
Denis Hakanaj
back button

Jose Mourinho duket se ka gjetur shkëlqimin e kohërave të vjetra.

Meritë e rezultateve të Tottenham-it të tij, në krye të Premier League falë suksesit kundër skuadrës së armikut të tij të përjetshëm, Manchester City.

Atmosfera në dhomat e zhveshjes së Spurs është pozitive dhe këtë e tregon edhe postimi i publikuar në Instagram të trajnerit portugez: një fotografi me Sergio Reguilon dhe një proshutë me vlerë 500 sterlina, që ka përfunduar në duart e ish-mbrojtësit të Sevilla-s, ndoshta për një bast të humbur nga trajneri.

“Një premtim është një premtim, dhe unë i mbaj gjithmonë premtimet e mia”, ka shkruar Jose Mourinho.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit