Mourinho akuza ndaj VAR, nuk fal as gjyqtarin e takimit

18 Janar 2020
15:54
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, ka folur pas ndeshjes së barazuar kundër Watfordit me rezultatin 0-0. Portugezi ka sulmuar sërish VAR-in për gabimet e bëra. “Teknologjia e vendosur në vijën fatale të portës nuk bën gabime si VAR-i. Duhet të pranojmë që nuk shënuam për 2 milimetra”. 

Portugezi nuk është aspak i kënaqur me gjykimin. “Përformanca e Tottenhamit, nëse nuk fusim brenda vendimet e VAR-it dhe gjyqtarit, ishte e mirë. E nisëm mirë dhe dominuam pjesën e parë, më pas ata u zgjuan dhe futën më shumë topa në zonën tonë. Pjesa e dytë ishte e barabartë dhe nuk kishim më shumë supermaci. 

“Mendoj se ne e merituam të fitonim ndeshje. Të humbisnim sot do të ishte një dënim shumë i madh për ne dhe nuk do e meritonim diçka të tillë. Sulmuesi? Merkatoja e hapur, diçka mund të ndodhë ose jo, por më vjen mirë që pashë një sjellje shumë të mirë nga skuadran dhe një shpirt të lartë gare. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit