Fenerbahçe e mposhti Lugano me rezultatin 4-3 në ndeshjen e turit të dytë kualifikues të Champions League. Trajneri i ekipit turk, José Mourinho, është ankuar për kushtet e fushës së lojës. Ai ka sulmuar UEFA-n për faktin se ndeshja u luajt në fushë sintetike.
“Ne nuk donim të justifikoheshim para ndeshjes, por ishte e vështirë të luaje në një fushë sintetike, ishte e vështirë të përshtateshim. Lojtarët kishin vështirësi në driblimin. Është e papranueshme të luash në një sipërfaqe të tillë në nivelin e Champions League. Nuk doja që lojtarët e mi të vuanin nga kjo”, tha Mourinho.
“Nëse duam të luajmë futboll në një nivel të lartë, kjo fushë sintetike nuk bën sepse driblimi i topit, rrjedha e topit kanë qenë faktorë efektivë në kuptimin negativ. Nuk e kuptoj pse UEFA lejon që futbolli të luhet në këtë fushë sintetike. Nuk e kuptoj pse një ekip i mirë si Lugano luan në këtë fushë”, tha më tej trajneri i Fenerbahce.
Mourinho foli për Kadioglu, që realizoi golin e fitores: “Kur Ferdi hyri në fushë loja jonë u bë më dinamike. Ai është dikush që luan në një nivel të lartë. Me Ferdin kemi luajtur me më shumë besim”. Tri golat e tjetër për turqit u shënuan nga boshnjaku Edin Dzeko.